Edhe Alban Mehmeti përfshihet në debatin për dasmat gjatë verës

Edhe Alban Mehmeti përfshihet në debatin për dasmat gjatë verës

Showbiz May 06, 2020 - 14:41

Labinot Tahiri nisi një debat të madh në rrjet ditëve të fundit në lidhje me organizimin e dasmave këtë verë, gjë që është vënë në pikëpyetje nga Ministria e Shëndetësisë si masë për frenimin e përhapjes së COVID-19.

E duket se një qëndrim të përafërt mbanë edhe Alban Mehmeti.

Këngëtari i  njohur ka postuar fotografi  duke u shprehur:

‘Labinot Tahiri shumë mirë e ka, nëse dikush punon duhet të punojmë edhe ne. Vetëm në vitin 2018 nga 10 miliardë qarkullim, 10 përqindjanë në muajin Korrik, Gusht’ – është shprehur Albani duke nënvizuar në këtë formë rëndësinë e madhe ekonomike që dasmat kanë në ekonominë e Kosovës.

Image

Kujtojmë se çështja e ahengjeve të tilla është lënë të definohet në fazën e tretë nga 1 qershori mirëpo gjasat janë që do të ndalohen si grumbullime marrë shkas edhe nga çfarë shkaktoi një ceremoni e vetme në veri të vendit ku pati shpërthim epidemik pas një ahengu në Zveçan. /Prive.al