Blero uron në mënyrë të veçantë vajzën e tij: Ti je krenaria ime
Jeta e tij personale gjithmonë ka qenë cak i mediave rozë, duke shpalosur detaje ndonëse jo të dëshiruara nga vetë ai.
Blero ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi dhe nga ajo lidhje e kanë vajzën e tyre, Tarën.
Tara sot feston ditëlindjen e saj të 10- të, ndërsa babai i saj përmes rrjetit social Instagram ka bërë një urim të veçantë për të.
“Për një baba që është bekuar me një fëmijë si ti është shume e lehtë të shkruaj urime e përgëzime, sepse ti je një vajze e mbarë e me krejt të mirat që një prind i ëndërron për fëmijën e vet. Ti je krenaria ime, drita e syve të mi. Babi të uron gjithçka të bukur nga zemra!”, ka shkruar mes tjerash Blero në postimin e tij. Martesën e dytë, këngëtari e kishte bërë vitin e kaluar duke u kurorëzuar me modelen Afrona Dika