Zaimina në hall me kilet: Më tundon shtrati për t’u shtrirë e kuzhina për të ngrënë

Zaimina në hall me kilet: Më tundon shtrati për t’u shtrirë e kuzhina për të ngrënë

Showbiz April 09, 2020 - 19:23
Lajmet e fundit nga showbizi

Edhe Zaimina si shumë nga ne këto ditë, ankohet për shtimin e kileve.

Zaimina Vasjari këto ditë të izolimit po i kalon bashkë me partnerin dhe vajzën, Khloe, shkruan lajmi.net.

Por, këngëtarja gjatë kësaj kohe sjell imazhe përmes së cilave tregon pak nga përditshmëria e saj.

Së fundi, ajo publikoi një imazh në shtrat, teksa po mbante jastëkun në duar, ajo tha se po tundohej nga qëndrimi në shtrat dhe ngrënia e ushqimit në kuzhinë, ngase ka shtuar peshë.

“Me tundon krevati per tu shtrire dhe te shikoj filma, gjithashtu edhe kuzhina per te ngrene Po zgjedh krevatin me mire mqs me kilet e kam keq punen. Po ju si jeni me kilet?“, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë se Zaimina Vasjari tash e një kohë të gjatë nuk është aktive me projekte të reja muzikore.