Bes Kallaku falenderon mjekët, policinë dhe ushtrinë që janë në vijë të parë për luftë ndaj Covid-19

Bes Kallaku falenderon mjekët, policinë dhe ushtrinë që janë në vijë të parë për luftë ndaj Covid-19

Showbiz April 08, 2020 - 22:45

Shqipëria ka pesë javë që është në karantinë, e deri tani numri i të prekurve me Coronavirus është mbi 400 dhe prej tyre 22 raste me fatalitet.

Aktori Bes Kallaku këto javë ka qenë mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale, ku nuk kanë munguar edhe videot argëtuese për ndjekësit e tij, duke u munduar t’ua bënte më të lehtë izolimin.

Kësaj radhe aktori ka publikuar një pikturë e cila shfaq falenderimin ndaj atyre që në këto ditë të pandemisë ndodhen në vijë të parë.

“Një afresk për ti thënë falemnderit mjekëve, policisë, ushtrisë që janë në vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit Covid-19”, ka shkruar Bes Kallaku.

Ndërkohë thirrjet e figurave të njohura shqiptare nuk po mungojnë drejtuar qytetarëve, duke u dhënë mesazhe sensibilizuese dhe duke bërë thirrje gjithë kohës që mos të dalin nga shtëpitë e tyre.

Image