Karantina ia sjell në ‘maj të hundës’ Enca Haxhiut, thotë se do donte të ishte në ndonjë jaht tani

Karantina ia sjell në ‘maj të hundës’ Enca Haxhiut, thotë se do donte të ishte në ndonjë jaht tani

Showbiz April 08, 2020 - 18:31
Lajmet e fundit nga showbizi

Pavarësisht se janë të angazhuar gjithë kohës me koncerte dhe një pjesë të vogël të kohës e kalojnë në shtëpi, duket se tani figurat e njohura shqiptare janë mërzitur nga qëndrimi brenda.

Një gjë e tillë po i ndodh edhe këngëtares Enca Haxhia e cila duket se është mërzitur nga izolimi.

Këngëtarja nga Shqipëria ka shkruar se tani do donte të ishte në pushime, ndërsa shihet e fotografua në një jaht.

E ndryshe nga Enca, artistë të shumtë po publikojnë video të ndryshme se si po kalojnë kohën e tyre në izolim, duke argëtuar madje edhe ndjekësit e shumtë të tyre.

Madje ka nga ata që edhe koncerte të vogëla kanë mbajtur live në rrjete sociale.

Kujtojmë se deri tani në Shqipëri janë regjistruar 400 raste ku 22 prej tyre me fatalitet.

Image