Alketa Vejsiu: Asgjë nuk zgjat përjetë përveç dashurisë, do mbarojë edhe Corona

Alketa Vejsiu: Asgjë nuk zgjat përjetë përveç dashurisë, do mbarojë edhe Corona

Showbiz April 07, 2020 - 22:26

Prezantuesja e mirënjohur shqiptare, Alketa Vejsiu, vazhdon të dërgojë mesazhe inkurajuese për fansat në këtë periudhë izolimi.

Duke qenë se shquhet për postimet e saj, ajo së fundmi me anë të një fotografie të ndarë në Instagram ka thënë se do të mbarojë edhe coronavirusi.

Në mbishkrimin e këtij imazhi, biondja shton se asgjë nuk zgjat përjetë përveç dashurisë.

“Asgjë nuk zgjat përjetë përveç dashurisë! Do mbarojë edhe Corona”, ka shkruar Alketa.

Image

Vejsiu kohë pas kohe ka dhënë mesazhe sensibilizuese për qytetarët dhe këshilla të shumta ndaj koronavirusit.