
Vera Ora në vijë të frontit në Britani, jep disa këshilla për çiftet
Showbiz
April 06, 2020 - 22:41
Lajmet e fundit nga showbizi
Nëna e Rita Orës është bashkuar më Shërbimin Britanik të Shëndetësisë (NHS).
Vera Ora nëna e këngëtares Rita Ora është një psikiatër dhe i është bashkëngjitur Shërbimit Britanik në luftë kundër koronavirusit, shkruan lajmi.net.
Ajo gjatë kësaj pandemie vazhdimisht ka bërë postime në Instagram në interes të qytetarëve duke i udhëzuar ata për mbrojtjen nga COVID-19.
Së fundmi Vera ka publikuar një imazh ku shihet me doreza dhe maskë mbrojtëse dhe ka udhëzuar qytetarët të qëndrojnë sa më shumë në shtëpitë e tyre.
Ajo kishte edhe një këshillë për çiftet.
““Këshillë për të martuarit dhe çiftet: Derisa jeni në izolim ndaloni grindje dhe përleshjet. Kjo çmenduri së shpejti do të kaloj! Mbani familjet afër dhe falni dashuri”, ka shkruar ajo.