Infektuar: 1047
Shëruar: 794
Vdekur: 30
U dërgua në spital pas dyshimeve për koronavirus, del përgjigjja për aktorin turk

U dërgua në spital pas dyshimeve për koronavirus, del përgjigjja për aktorin turk

Showbiz April 02, 2020 - 23:21

Aktori turk, Kivanç Tatlitug, është dërguar me urgjencë në spital pas dyshimeve se është prekur nga koronavirusi.

Gjatë kohës që ai ishte i vetëkarantinuar, nuk u ndie mirë dhe shkroi për fansat:

“Përshëndetje të gjithëve, unë dhe bashkëshortja ime ishim mbyllur në shtëpi për 15 ditë. Megjithatë, pas disa shqetësimeve që pata, erdha në spital dhe mjekët më morën nën vëzhgim. Ju lutem mos u shqetësoni. Po pres përgjigjen e testit”.

Pas kësaj, të shumtë ishin titujt në mediat vendëse për gjendjen e aktorit deri në pritjen e testit. Pak orë më vonë, ishte vetë Kivanç, i cili bëri një njoftim të dytë për miqtë virtualë:

“Erdha në spital, sepse kisha temperaturë të lartë dhe kollë, kam pneumoni në një zonë të mushkërive‘.

‘Mora trajtimin dhe mësova se përgjigjja për testin e Covid-19 ishte negative.”pas dyshimeve për korona.