I moshuari jep këshilla të çuditshme për COVID-19, Bebe Rexha ka një mesazh për shqiptarët

I moshuari jep këshilla të çuditshme për COVID-19, Bebe Rexha ka një mesazh për shqiptarët

Showbiz April 02, 2020 - 21:24

Bebe Rexha ka reaguar pas një videoje të një të moshuari shqiptar.

Bebe Rexha ka ndarë një video të një shqiptari, e cila është bërë virale në rrjete sociale, shkruan lajmi.ne.t

Një i moshuar shfaqet para një zjarri, teksa duke dhënë këshilla se si t’i largojmë mikrobet për t’u mbrojtur nga koronavirusi, ai vendos duart në zjarr.

“Qe qysh mundesh me i djeg mikrobet”, janë fjalët e protagonistit të videos, i cili vendos një herë njërën dorë, e pastaj tjetrën në zjarr.

Pasi pa këtë video, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha shkruan “Për shqiptarët e mi, ju lutem mos e bëni këtë në shtëpi”.

Për ndryshe, Bebe Rexha gjatë kësaj periudhe po qëndron e izoluar në shtëpi, në mënyrë që të mos rrezikohet nga kontraktimi i virusit.