Infektuar: 1032
Shëruar: 789
Vdekur: 29
Shqiptari me koronavirus hidhet nga ballkoni në Amerikë, rrëfimi tronditës i këngëtarit Gëzim Nika

Shqiptari me koronavirus hidhet nga ballkoni në Amerikë, rrëfimi tronditës i këngëtarit Gëzim Nika

Showbiz April 01, 2020 - 21:39

Në një lidhje irekte për emisionin “Vizioni i Pasdites” këngëtari Gëzim Nika tregoi se përmes një video zbuloi humbjen e një miku të tij në Amerikë.

Sipas këngëtarit, personi në fjalë kishte kryer vetëvrasje, duke u hedhur nga ballkoni pasi kishte zbuluar se ishte mbartës i coronavirus.

“Mora një lajm që është hedhur një njeri nga pallati dhe është shqiptar. Një tmerr i vërtetë. Unë e pashë videon tani dhe po më dridhet trupi. Nuk dua të spekuloj, por thuhet se ka pasur covid 19, ka shkuar në shtëpi. E pashë me sytë e mi në video duke u hedhur. Jam bërë shumë pesimist pas këtij momenti. Unë e kam njohur këtë person, një person shumë i mirë…”!

Ndonëse i rënduar nga ngjarja, Gëzim Nika ka treguar se është mirë fizikisht dhe ka nderprerë aktivitetin e tij muzikor që prej 16 Marsit.

“Me thënë të drejtën jemi mirë.Që në 16 mars jam në shtëpi dhe s’kam dalë. Kam ndërprerë aktivitetet. Të bësh luftë pa ditur armikun, nuk dihet. Në Shqipëri kam qenë në Janar. Kontaktoj 5- 6 herë në ditë me vëllezërit. Por s’kemi ç’bëjmë, nuk i ndihmojmë dot”, përfundoi këngëtari.