Erjona Rusi i kërkon falje publikisht bashkëshortit: Jam bërë pishman

Erjona Rusi i kërkon falje publikisht bashkëshortit: Jam bërë pishman

Showbiz March 05, 2020 - 13:56
Lajmet e fundit nga showbizi

Erjona Rusi bashkë me bashkëshortin e saj Edmond Zalla kanë dhënë intervistën e tyre të parë duke folur rreth historisë së tyre të dashurisë.

Të ftuar këtë të mërkurë në emisionin Soirée me Jonida Shehun në Top Channel kanë treguar historinë e veçantë, të cilët kanë plot 18 vite bashkë dhe sesi të dy ata janë njohur nga shoku i tyre i përbashkët.

Ndër të tjera gazetarja dhe moderatorja e njohur Erjona Rusi ka rrëfyer premtimin që i ka dhënë bashkëshortit të saj, por që nuk mundi dot që ta mbante dhe pikerisht për këtë ajo i ka kërkuar falje publikisht.

“Ai donte 5 fëmijë në fillim, më pas u reduktua në 3, por përfunduam në 1. Ky është premtimi që unë vërtet e kam shkelur dhe e pranoj që jam bërë pishman. Madje kërkoj edhe falje publikisht.

E pranoj që kemi bërë gabim që nuk kemi bërë një fëmijë të dytë shumë më përpara”, është shprehur Erjona Rusi.