Besa Shahini akuzon dy moderatorët shqiptarë për ngacmime seksuale?

Besa Shahini akuzon dy moderatorët shqiptarë për ngacmime seksuale?

Showbiz February 29, 2020 - 13:50
Lajmet e fundit nga showbizi

Javë më parë, emisioni investigativ “Stop” transmetoi për herë të parë skandalin seksual në shkollën e mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier.

Mësuesi Agron Bego  në këmbim të një ndihme me mungesat i kërkonte favore seksuale nxënëses së tij.

Pas publikimit të këtij skandali, Bego u pezullua nga shkolla dhe ndaj tij u mor masa e arrestit “burg pa afat”, teksa rasti po hetohet nga prokuroria. Më vonë emisioni zbuloi  se në skandal ishin të përfshirë edhe mësues të tjerë.

Pas këtij skandali që tronditi të gjithë opinionin publik, pati persona që kërkuan shpjegime nga Ministria e Arsimit, madje disa të tjerë i kërkuan ministres Besa Shahini të dorëhiqet.

Shahini reagoi asokohe me anë të një statusi në Facebook, ku u shpreh se shfrytëzimi i viktimave të abuzimit për të tërhequr vëmendjen është poshtërsi dhe se asnjë rast i i dhunës dhe abuzimit nuk do të tolerohet

Gjatë fjalës së tyre në Kongresin e PS-së, ministres Ogerta Manastriliu dhe Besa Shahini u ndalën tek dhuna në familje dhe ngacmimet ndaj grave në jetën publike duke kërkuar bashkim kundër këtyre fenomeneve.

Shahini u ndal kryesisht tek ngacmimet e bujshme seksuale të nxënësve të shkollave që janë publikuar sëfundmi në media. Në fjalën e saj në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste ka shigjetuar dy drejtuesit e emisionit “Stop”, Saimir Kodra dhe Gent Zenelaj.

“Sistemi arsimor nuk është ende emancipues. Media patriarkale promovon imazhin e burrit të fortë duke ndërtuar mes imazheve një pabarazi. Viktimat e sistemit patriarkal janë si vajzat dhe djemtë. Gruaja dhe vajza kanë filluar të kenë kurajon të denoncojnë ngacmimet. Media në vend që t’i trajtojë në ndjeshmëri, i nxjerr në emisione dhe spekulojnë me javë. Vetëm për të tërhequr shikueshmëri. Nuk janë të vetëdijshëm për hipokrizinë e tyre, që gjoja brengosen për ngacmim, ndërsa objektivikojë dhe ndoshta ngacmojnë edhe vetë trupat e grave të reja që vallëzojnë aty në emision.Hapësira ku denoncohet abuzimi duhet të jetë e sigurt. Edukimi feminist nuk është kundër burrave, por mendësisë patriarkale”,- tha Shahini gjatë fjalës.