Aurela Gaçe publikon klipin e këngës “Veten Dua Gjallë”

Aurela Gaçe publikon klipin e këngës “Veten Dua Gjallë”

Showbiz February 22, 2020 - 17:18
“Veten dua gjallë” është titulli i këngës më të re të Aurela Gaçes që është kompletuar edhe nga ana vizuale

Për tekstin e kësaj kënge është përkujdesur këngëtarja Rozana Radi, ndërsa për muzikën vet këngëtarja në bashkëpunim me John Van Ride. 

Ky i fundit po ashtu është kujdesur edhe për orkestrimin, kurse në piano vjen Ermal Pepa. 

Aurela edhe këtë herë erdhi me një interpretim të fuqishëm dhe siç shihet projekti është mjaft i veçantë duke marrë parasysh ata që qëndrojnë pas tij.

Protagonist i klipit është edhe aktori i mirënjohur Gert Ferra, derisa videon ia ka besuar produksionit “Max Productional”. 

Këngën mund ta gjeni të lansuar në kanalin zyrtar të Gaçes në YouTube e cila njëherësh shënon të parën për këtë vit.