Kështu dukej grimeri i njohur Mario 20 vite më parë
Showbiz
February 18, 2020 - 15:56
Mario Dedivanovic ka publikuar një foto të rrallë të tijën.
Mario i njohur si grimeri personal i yllit televiziv Kim Kardashian, ka qenë mjaft i përmendur javët e fundit për shkak të fjalimit të tij në “American Influencer Awards” ku pranoi se është homoseksual.
Dedivanovic në llogarinë e tij zyrtare postoi një fotografi të realizuar në kohën kur ka mbaruar gjimnazin.
“Në çfarë viti e keni mbaruar shkollën e mesme?”, ka shkruar Mario poshtë imazhit.