Rita Ora e prekur nga vdekja e prezantueses angleze, bën dedikim emocional

Rita Ora e prekur nga vdekja e prezantueses angleze, bën dedikim emocional

Showbiz February 16, 2020 - 12:53

Prezantuesja e njohur e cila u bë e famshme me pjesmarrjen në “Love Island”, Caroline Flack u gjetur e vdekur në banesën e saj në Londër. Lajmi për vdekjen e saj ka tronditur botën e televizionit, në emsin e tyre edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora, e cila ka publikuar disa fotografi ku shihet pranë saj. Përmes një statusi këngëtarja 29 vjeçare ka shprehur dhimjen për humbjen e mikeshës së saj.

“Caroline ishe një dritë e vërtetë për këdo që takove. Unë akoma mund të të dëgjoj të qesh tani, të gjithë e dinin se ishte qeshja jote! Unë ndjehesha e bukuar që të kisha shoqe. Shpresoj se vdekja jote nuk është e kotë dhe një mësim mësohet sot. Le t’i themi ndal poshtërimit publik, sharjes dhe ngacmimit nga media. Le të ndalojmë së synuari të rinjtë. Le të qëndrojmë së bashku dhe të përdorim mediat sociale më me përgjegjësi. Le të mendojmë para se të shkruajmë. Ju lutemi shikoni përreth për të parë se cili nga miqtë, familja juaj ka nevojë për mbështetje.

Shumë dashuri për Caroline Flack dhe familjen dhe miqtë e saj gjatë këtyre momenteve tragjike”, ka shkruar Rita. Kujtojmë që kohë më parë ajo u akuzua për sulm pas një incidenti në shtëpinë e saj.

Ajo u deklarua e pafajshme për sulmin e të dashurit të saj 27-vjeçar, Leëis Burton

Image
Image
Image