Raporti tronditës i mjekut ligjor për vdekjen e Marilyn Monroe
Raporti tronditës i mjekut ligjor për vdekjen e Marilyn Monroe
Më 6 gusht 1962, Marilyn Monroe u gjet e vdekur në shtëpinë e saj, teksa ylli i Holliwood kishte ende receptorin e telefonit në dorë, e shtrirë me fytyrë poshtë dhe asgjë veshur.
Aktorja e njohur besohet se ka vrarë veten teksa pranë saj ishte një shishe tabletash e zbrazur ndërsa zhurmat vijonin për një histori dashurie me presidentin amerikan John F. Kennedy.
Pas vdekjes së saj tronditëse, drejtori i funeralit që ndihmoi në përgatitjen e trupit të Marilyn ka përshkruar detaje të sikletshme për gjendjen e trupit të saj kur u gjet e vdekur.
Allan Abbott e Ron Hast menaxhonin shërbimin funeral të personave të famshëm në vitet 1960-të dhe në një libër të fundit Abbot tregon se Marilyn thuajse nuk njihej në momentet pas vdekjes.
Duke hyrë në detaje makabre ai raporton se fytyra e saj që zakonisht ishte e mrekulueshme, ishte mbulur nga pula të kuqe.
Rrënjët e zeza të flokëve të Marilyn ishin shumë të zgjatura dhe sipas tij, ish-ylli i kinemasë kishte nevojë urgjente për manikyrë e pedikyrë.
Më tej ai thotë: “Kur ne zbuluan çarçafin që e mbulonte, ishte thuajse e pamundur të besoje se ishte trupi i Marilyn Monroe.”
Allan insiston se superstari 36-vjeçar dukej si një grua e vjetër që nuk kujdesej për paraqitjen e saj.
“Ajo dukej si një grua e rëndomtë, por sigurisht rrethanat e vdekjes së saj e kishin përkeqësuar pamjen dhe ajo nuk njihej”.
“Kur dikush vdes graviteti bën që gjaku të bjerë në pikat më të ulëta të trupit, një gjendje e quajtur lividitet, dhe duke marra parasysh që shumica e njerëzve vdesin të shtirë me kurriz, largimi i ngjyrës është i dukshëm”.
Sipas raportit, trupi i vdekur i Marilyn ishte me fytyrë poshtë dhe kjo solli pullat e kuqe në fytyrë.
Abbott insiston se qafa e saj ishte e enjtur dhe flokët e ngatërruar.
“Dukej që kishte kohë që nuk kishte ngjyrosur sepse rrënjët ishin zgjatur shumë. Flokët e saj natyrale ishin kafe, jo bionde. Këmbët nuk i kishte rruar prej ndoshta një jave”, thotë mes te tjerash ai.