Tolgahan e uron në shqip Almedën në përvjetorin e martesës
Showbiz
February 13, 2020 - 18:55
Çdo kush mund t’i marr lakmi dashurisë së çiftit Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman.
Çifti i njohur turko-shqiptar sot kanë një ditë të veçantë, kjo pasi po shënojnë përvjetorin e tretë të martesë dhe ditëlindjen e Almedës.
Aktori i njohur turk, përmes Instagramit ka uruar bashkëshorten e tij, në tri gjuhë, anglisht, turqisht dhe shqip.
“Urime përvjetori i tretë i martesës dashuria ime, shpresoj që do të festojmë edhe shumë vite bashkë, të dua shumë”, ka shkruar Tolga sipër fotografisë. Kujtojmë që ata janë prindër të një djali.