Këngëtarja e njohur reagon pas dhunës së fëmijës nga edukatorja

Këngëtarja e njohur reagon pas dhunës së fëmijës nga edukatorja

Showbiz February 12, 2020 - 17:27

Reagime të shumta ka ngjallur dhuna ndaj një fëmijë rreth 1-vjeç, nga një edukatore në një kopsht privat në Prishtinë.

Mes tyre është edhe këngëtarja e njohur Rona Nishliu, e cila nuk ka shumë kohë që është bërë nënë dhe duket se kjo sjellje e edukatorës e ka prekur shumë atë, transmeton Zëri.info

Këngëtarja përmes rrjeteve sociale, ka thënë se dhuna e fëmijëve në kopshte e simbolizon gjendjen e kopshteve “luksoze” e të palicensuara./Zeri

Ky është reagimi i pltoë i këngëtares Rona Nishliu:

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Asgjë nuk e simbolizon më mirë gjendjen e kopshteve “luksoze” e të palicensuara në Kosovë se sjellja terrorizuese dhe traumatizuese e edukatores ndaj bebes që nuk po i “bindet” për rreth gjysëm minute e nuk po ulet në karrocë. Ky, tashmë është një sistem i standardizuar institucional, me themele të forta e të ngulitura në çdo segment të jetës sonë, duke u kthyer në realitet të trishtueshëm dhe aspak shpresëdhënës për brezin e ri. Kopshti mbyllet, edukatorja hiqet nga puna, por kush mban përgjegjësi dhe kush jep llogari për traumën e bebes dhe të shumë fëmijëve të tjerë? Ky problem nuk qëndron si një ishull i vetëm në Oqeanin Paqësor, është një zinxhir i hallkave përplot korrozion që kushtëzojnë çdo hap të jetës sonë. Edhe sa do të pranojmë që dhuna të jetë standardi i çdo hallke të sistemit, prej çerdhes e deri në varreza? #StopAbuzimitmeFemijet #jodhunemefemijet #stopdhunesnecerdhe #stopdhunesnekopshte #stopdhunesneshkolle #stopdhunes

A post shared by R O N A N I SH L I U (@rona1shliu) on