Modelja e famshme bën emrat e fëmijëve tatuazh në fytyrë
Showbiz
February 12, 2020 - 13:18
Amber Rose ka vendosur të ketë një kujtim të përhershëm të fëmijëve të saj – në fytyrë.
Modelja 36 vjeçare është parë me një tatuazh goxha të madh në ballë ku shkruan “Bash” dhe “Slash” – emrat e dy fëmijëve të saj.
Rose ka djalin shtatëvjeçar Sebastian Taylor Thomaz – që njihet me nofkën Bash – me ish-bashkëshortin Wiz Khalifa. Në ndërkohë, ajo në muajin tetor është bërë sërish nënë e një vogëlushi – Slash Electric Alexander Edwards – me të dashurin Alexander “AE” Edwards.
Rose është fotografuar me tatuazhin e ri kur po bënte shopping, derisa akoma nuk e ka zbuluar atë në rrjete sociale.
Tatuazhi nuk është ndryshimi i vetëm që Rose i ka bërë trupit të saj pas lindjes – vetëm gjashtë javë pas lindjes ajo ka bërë liposukcion (heqja e dhjamit).