Alketa Vejsiu e quan abuzim vlerësimin që juria shqiptare i bën Elvana Gjatës
Elvana Gjatës iu kishte ‘mohuar’ triumfi në ‘Festivalin e këngës’ pas pikëve që juria shqiptare i kishin dhënë.
Alketa Vejsiu së fundmi ishte e ftuar në emisionin ‘Opinion’ të udhëhequr nga Blendi Fevziu, ku ndër tjerash ka folur edhe në lidhje me ‘Festivalin e këngës’.
Prezantuesja për herë të parë në një emision flet për pikët që iu dhanë këngëtares Elvana Gjata nga juria shqiptare të cilët faktikisht ia mohuan fitoren në këtë festival.
Alekta thotë se “Dy pikëshit e Mikaela Mingës ishte për mua ka qenë një histori e pasqaruar, dy pikëshi ishte për mua një abuzim, pasi që nuk mund ta vlerësosh me dy pikë një këngëtare që ka sjellë dyzet hite, mund ta vlerësosh me gjatë, shtatë, por jo me dy, këto dy pikë do mbeten historia e errët e këtij festivali”.