Ndodh për herë të parë pas 15 vjetëve në Oscars, protagonist është Leo DiCaprio
Ishte një natë e pazakontë për Leo DiCaprion mbrëmja e së dielës në ceremoninë e çmimeve Oscars. Gjatë viteve, kemi dëgjuar histori pa fund për lidhjet e tij të dashurisë, por nuk ka ndodhur asnjëherë (pas Gisele Bündchen) që ndonjë të dashur ta marrë me vete në çmimet Oscars. Mbrëmë po…
Ishte hera e parë për Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone në Oscars. Edhe pse çifti mbërritën të ndarë në tapetin e kuq, aktori 45-vjeçar dhe modelja argjentinase 22-vjeçare u ulën bashkë pranë aktorit të “Once Upon a Time in Hollywood”, Brad Pitt. Kjo është hera e parë në 15 vjet që Leo ka sjellë një të dashur në Oscar.
Edhe pse është shumë e zakonshme që VIP-at të jenë të shoqëruar me partnerët në ceremoninë e çmimeve Oscars, kjo nuk është tipike për Leo-n, sepse ai zakonisht është i shoqëruar nga nëna e tij, Irmelin. Para Camila-s, e dashura tjetër e vetme që ai ka sjellë në këtë event të rëndësishëm të kinematografisë, ishte Gisele Bündchen, në vitin 2005, kur ai ishte nominuar si një ndër aktorët më të mirë për rolin e tij në “The Aviator”. Çifti ishin bashkë nga viti 1999 deri në 2005, përpara se Gisele të binte në dashuri me Tom Brady.
Sa për Leon, ai dhe Camila u lidhën në fund të vitit 2017, megjithëse në media fotot e tyre të para dolën në mars 2018. Që nga ajo kohë, të dy kanë qenë në sytë e të gjithë botës, megjithatë kjo ishte dalja e tyre e parë në një event kaq të rëndësishëm si Oscars.