![Ermal Mamaqi, Ariola Demiri dhe Enca Haxhija vijnë në Cineplexx për premierën e filmit](/uploads/zeri.info/images/2020/February/03/auto_84731665_2931086673577802_2774536688393781248_n1580759610.jpg)
Ermal Mamaqi, Ariola Demiri dhe Enca Haxhija vijnë në Cineplexx për premierën e filmit "I Love Tropoja"
Pas suksesit të jashtëzakonshëm të filmit “2 Gisht Mjaltë”, i cili mbetet filmi më i shikuar në Cineplexx me afër 39 mijë bileta të shitura, Ermal Mamaqi sjell një komedi të re, me titullin “I Love Tropoja” film i cili do ta mbajë premierën me datën 6 shkurt në kinemanë në Prishtinë. Për këtë premierë Cineplexx organizon një event Comedy Night, ku do të jenë të pranishëm edhe aktorët e filmit, Ermal Mamaqi, Enca Haxhia, Ariola Demiri, Julian Deda, Marjana Kondi, Irgen Çela, etj. Ky event do të fillojë nga ora 18:30, ndërsa biletat janë në shitje dhe mund t’i bleni çdo ditë në të dy kinematë në Prishtinë dhe Prizren.
Filmi flet për një djalë me ambicie të mëdha për jetën, i cili shpreson që së shpejti do të vendoset në pozicionin që meriton në kompaninë ku ai punon, por cuditërisht ndodh e kundërta. Djali e gjen veten aty ku nuk e kishte menduar kurrë, në një qytet verior, në Tropojë, ku duket se shpresa ka vdekur bashkë me botën në mendjen e tij. Gjate kalimit të kohës ai kupton se jeta në qytetin e largët nuk ishte aspak ashtu si e kishte menduar. Njerëzit nuk janë të egër dhe nuk ka rreziqe që I kanosin jetën, madje ashtu papritur ai gjen dashurine e jetës së tij.
Filmi vjen nën regjinë e Ermal Mamaqi, ndërsa ai poashtu luan një nga rolet kryesore në këtë film, së bashku me aktoret Enca Haxhia dhe Ariola Demiri.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2020/February/03/auto_83940793_1237627829768053_3534975019111153664_n1580759625.jpg)
Për këtë film, ndryshe nga kinemaja në Prishtinë, Cineplexx në kinemanë në Prizren do ta ketë pre-premierën e filmit, më 5 shkurt, me eventin Comedy Night.
Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx. Për më shumë rreth eventit, klikoni këtu mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.
Ky është artikull i sponsorizuar.