Pas kritikave për veshjen gjatë performancës në X-Factor, grupi ‘Pussycat Dolls’ bën disa ndryshime

Pas kritikave për veshjen gjatë performancës në X-Factor, grupi ‘Pussycat Dolls’ bën disa ndryshime

Showbiz January 28, 2020 - 19:49
Lajmet e fundit nga showbizi

Grupi “Pussycat Dolls” kanë ndezur rrjetin teksa kanë ndarë me ndjekësit pamje nga xhirimet e video klipit të ri “React”, përcjellë GazetaBlic.

Grupi i vajzave të cilat janë bashkuar së fundmi po duken sensacionale në fotografinë e publikuar në llogarinë e tyre në Instagram, ku të gjitha u shfaqen të veshura me të zezë.

Në qendër ishte pikërisht Nicole Scherzinger e veshur me të zezë, në vende të ndryshme mjaft transparente, të kombinuara me një palë çizme të gjatë po ngjyrë të zezë.

Solistja e grupit ishte e rrethuar nga anëtaret tjera, Kimberly Wyatt, Carmit Bachar, Ashley Roberts and Jessica Sutta.

Fotografia e publikuar padyshim tërhoqi vëmendjen e adhuruesve të muzikës së tyre, të cilët janë mjaft të ngazëllyer për klipin i cili shumë shpejt do të lansohet.

Gjatë performancës të kësaj kënge në “X Factor” grupi “Pussycat Dolls” morën shumë kritika për veshjen e tyre e cila tanimë vjen me disa ndryshime.

Image

Image