Almeda Abazi tregon arsyen se përse më nuk do jetë pjesë e serialeve turke
Ajo po ashtu është e martuar me aktorin turk, Tolgahan Sayisman, me të cilin tashmë ka edhe një djalë të quajtur, Efehan.
E ftuar së fundmi në një emision turk, ajo ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e saj personale dhe profesionale, ku më shumë flet për largimin e saj nga aktrimi.
Almeda Abazi (Foto: YouTube)
“Pas lindjes së djalit jam në një botë tjetër. Dua të vazhdoj televizionin por aktrimin nuk mund ta bëj”.
“Mezi shoh Tolgën prej orëve të gjata në punë. Nëse i futem dhe unë kësaj pune, nuk do arrijmë dot ta shohim njëri-tjetrin”, është shprehur ajo.
Ajo po ashtu ka folur edhe për periudhën e vështirë, kur djali i saj iu nënshtrua një operacioni, ku si shkas i këtij operimi u bë një kist.Në anën tjetër, aktorja Abazi nuk zbuloi se çfarë është duke përgatitur apo se kur do rikthehet në ekran. /Telegrafi/