![Del foto, ky është ish-partneri i Çiljetës dhe babai i Fernandos](/uploads/zeri.info/images/2020/January/20/auto_fernando1579524769.jpg)
Del foto, ky është ish-partneri i Çiljetës dhe babai i Fernandos
Në shkurt të vitit 2013, këngëtarja Çiljeta Xhilaga u bë nënë për herë të parë.
Ajo solli në jetë vogëlushin Fernando, i cili tashmë është 7 vjeç.
Megjithatë, gjatë këtyre viteve, këngëtarja s’e ka treguar kurrë në publik partnerin e saj me të cilin është ndarë prej kohësh.
Mirëpo, pas disa kërkimeve, ne të “Iconstyle.al” e kemi gjetur cili është ish-partneri i Çiljetës dhe babai i Fernandos dhe po jua tregojmë në foton e mëposhtme.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2020/January/20/auto_WhatsApp-Image-2020-01-20-at-13.15.021579524770.jpeg)
Fernando ka pozuar duke buzëqeshur krah babait të tij, ndërsa vëmendjen na e tërhoqi ngjashmëria e tyre e madhe.
Duket se vogëlushi ka marrë shumë tipare të të atit dhe duket si një kopje e vogël e tij.
Gjithashtu, djali tjetër në foto është vëllai nga babai i Fernandos.
Mesa duket, 7 vjeçari i ruan kontaktet me të atin dhe e takon herë pas here atë.
Rikujtojmë se pas ndarjes nga babai i Fernandos, Çiljeta ka nisur lidhjen e re me portierin e Kombëtares Shqiptare, Alban Hoxhën.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2020/January/20/auto_ciljeta-alban1579524770.jpg)