Rihanna shfaqet e lumtur përkrah A$AP Rocky pas ndarjes nga Hassan Jameel

Rihanna shfaqet e lumtur përkrah A$AP Rocky pas ndarjes nga Hassan Jameel

Showbiz January 19, 2020 - 17:27

Këngëtarja nga Barbados, Rihanna, ishte parë përkrah një reperi të njohur pas lajmeve për ndarjen nga Hassan Jameel: A$AP Rocky.

Të dy u fotografuan duke qeshur së bashku në prapaskenë në koncertin “Yams Day Benefit 2020”, duke nderuar reperin A$AP Yams, në New York të premten. Gjithashtu, në shfaqje ishte edhe ish-i dashuri i Ririt, Drake. Koncerti u mbajt disa orë më vonë që kur E! News mësoi se Rihanna dhe Jameel, një biznesmen saudit, ishin ndarë pas takimeve për më shumë se dy vjet. 

Image

Rihanna dhe Rocky kanë ngjallur thashetheme romantike disa herë përgjatë viteve.

Ata e treguan shumë mirë raportin e tyre në videoklipin muzikor “Fashion Killa”, teksa që nga aty ndezën thashethemet për një lidhje të mundshme. Dyshja përsëri u komentuan në vitin 2018 dhe këtë dhjetor të kaluar, kur Rihanna ishte e pranishme në koncertin e Rocky në Suedi.