Kiara Tito rrëfen për fëmijërinë: Askush nuk më afronte në rreth të shoqërisë

Kiara Tito rrëfen për fëmijërinë: Askush nuk më afronte në rreth të shoqërisë

Showbiz January 04, 2020 - 10:06
Detaje

Kiara Tito ishte shfaqur fillimisht si moderatore në programin rinor ‘Select’ në ekranin e ‘Top Channel’ dhe më pas si drejtuese e një emisioni të përjavshëm ‘Doktor Plastik’ në ‘Tv Klan’. Ajo ka treguar se e do shumë televizionin dhe ka arritur që të jetë e suksesshme.

E ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun, bukuroshja ka treguar se kur ishte e vogël njerëzit nuk e afronin, ndërsa sot që është e suksesshme i janë afruar dhe madje i kanë kërkuar që të dalin në kafe, transmeton TCH. “Kur kam qenë në fillore, kam qenë një tip i urtë dhe askush nuk më afronte te rrethi i atyre që ishin më popullorët e shkollës. Ndërkohë, unë kisha një besim të brendshëm te vetja që një ditë do ta realizoja atë ëndrrën time në sirtar që ishte televizioni”. 

Image

“E sot kësaj dite ata persona që ishin popullorë, janë kthyer tek unë dhe madje më kanë kërkuar që të pimë edhe kafe e janë sjellë shumë më ndryshe se në kohën e atëhershme. Kjo gjë më ka lënduar të them të drejtën. Unë kam qenë gjithmonë neutrale, si në fillim atëherë, por edhe në periudhën tani.

Image

Gjithmonë zgjedh të sillem mirë me njerëzit, jo për arsye që të dukem mirë me ta, por se nuk i dihet jetës se çfarë do të ndodhë”, ka treguar moderatorja e njohur.