Zbulohet koreografia, Elvana pritet ta ndez skenën e Festivalit të Këngës

Zbulohet koreografia, Elvana pritet ta ndez skenën e Festivalit të Këngës

Showbiz December 16, 2019 - 21:19

Që kur janë publikuar emrat pjesëmarrës në Festivalin e Këngës, Elvana Gjata ka qenë një nga më të komentuar për fitoren e këtij festivali.

Kënga “Me tana” është pëlqyer shumë dhe deri tani është kënga më e dëgjuar në Youtube nga 20 konkurentët e Festivalit të 58-të, duke mbledhur mbi 2 milion shikime në Youtube, diçka që nuk kishte ndodhur deri më tani me këngët e këtij festivali, shkruan Zëri.info

Ashtu si kënga, Elvana është duke punuar edhe për koreografinëë, e cila pritet të jetë një bashkdyzim i modernës me tradicionale, dhe për këtë këngëtarja është duke punuar me koreografin e njohur Albi Nako.

Sot në “Aperi Fest”, këngëtarja ka zbuluar gjat provave pak nga performanca e saj e zjarrt që pritet ta ketë në natën e parë më 19 dhjetor./ZERI/