Butrinti e “çan” me hitin e ri

Butrinti e “çan” me hitin e ri

Showbiz December 14, 2019 - 19:21
Detajet

Këngëtari Butrint Imeri sapo ka dhënë premier këngën e tij më të re “M’ke rrejt”

Butrint Imeri nuk e ka përfunduar për sivjet me hite.

Zemërthyesi i femrave me hite, pop këngëtari Butrint Imeri ka lansuar sonte këngën e tij më të re “M’ke rrejt”, një këngë ritmike e punuar nga Bigbang dhe REDBOX Entertainmetn.

Kënga është lansuar në ora 19:00 dhe shumë shpejt kanë vërshuar komentet për të në rrjetet e ndryshme sociale.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar vet Butrinti.

Si zakonisht, kënga është transmetuar në kanalin e Butrintit në youtube.com që menaxhohet nga AVD Digital.