Gruaja e Cimës feston ditëlindjen, kështu e uruan burri dhe vajza

Gruaja e Cimës feston ditëlindjen, kështu e uruan burri dhe vajza

Showbiz December 10, 2019 - 17:37
Lajmet e fundit nga showbizi

Cima dhe Adelina me urime të veçanta Sot në familjen e humoristit të njohur kosovar, Rasim Thaçi-Cimës ka festë. Bashkëshortja e aktorit, Shukria sot feston ditëlindjen, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes së personit të jetës, Cima e uroi Shukrien që të gëzohet tërë jetën.

“Urime ditëlindja e dashura gruaja ime, u gëzofsh tanë jetën”, shkroi Cima në instagram, me ç’rast publikoi një fotografi të bukur me bashkëshorten. Urim të bukur për ditëlindjen e zonjës së familjes Thaçi shkroi dhe këngëtarja e mirënjohur, Adelina, e cila është e bija e aktorit të njohur.

Ajo përmes një imazhi e uroi nënën që të jetë e lumtur gjithmonë.

“E dashtune nana, urime ditelindjen, duke te uru shendet e gezime, uroj qdo dite e jotja te jete me e bukur e me e lumture se tjetra. Fjalet jane te pakta me te uru, e ndoshta edhe spo di me i permbledh gjithe dashunine e perkushtimin tend si nane. Urime qofsh e lumtune gjithemone!”, shkroi Adelina krahas një imazhi të bukur të nënës. Në postimet e bëra në instagram, si nga Adelina, ashtu edhe nga Cima, ndjekësit e shumtë të tyre po i urojnë ata me rastin e ditëlindjes së personit të tyre të veçantë./21Media 

© RTV21.tv

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Urime ditëlindja e dashura gruaja ime, u gëzofsh tanë jetën ë

A post shared by Rasim Thaçi Cima Official (@rasimthacicima) on