Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Mozzik flet për divorcin dhe sqaron një herë e mirë nëse ‘Dhelpër dinake’ është dedikim për Loredanën

Mozzik flet për divorcin dhe sqaron një herë e mirë nëse ‘Dhelpër dinake’ është dedikim për Loredanën

Showbiz December 07, 2019 - 23:02
detajet

Mozzik ka sqaraur më në fund gjithçka.

Loredana dhe Mozzik e kanë pranuar publikisht ndarjen pas disa kohësh që aludohej. Jo vetëm që e kanë pranuar, por tashmë flasin hapur në intervista rreth kësaj çështjeje. Së fundmi, i ftuar në “Prive”, Mozzik konfirmoi se kanë nisur procedurat e divorcit, por po vonojnë për shkak të ligjeve në Zvicër.

“Jemi duke u marrë me procedurat e divorcit. Në Zvicër mund të zgjasin pak prej ligjeve e gjërave të tjera. Rrugës jemi. Rëndësi ka të jemi mirë me shëndet”, -u shpreh reperi.

Ai tregoi gjithashtu se ka një raport shumë të mirë me Loredanën, për hir të vajzës së tyre, Hanës.

“Ajo është nëna e vajzës sime, pa marrë parasysh batica-zbatica. Nuk ka shans mos ta kemi një kontakt ditor, sepse unë flas me vajzën time ditë për ditë. Madje, po më shkruan tani”, -ka treguar ai duke qeshur.

Një vëmendje e madhe mori kënga e Mozzik “Dhelpër dinake” që u publikua pak kohë pasi ndarja e çiftit ishte bërë publike. Aludimet se kjo këngë ishte një dedikim për Loredanën “pushtuan” të gjitha mediat online. Më në fund, Mozzik i ka sqaruar të gjithë duke i mohuar kategorikisht këto lajme.

“[Dhelpër dinake] Nuk është dedikim për të, sepse unë nuk mund t’i bëj një këngë të tillë nënës së vajzës sime. Ajo [Hana] është gjithë kohën me të. Nuk mund të quaj nënën e vajzës sime dhelpër dinake”, -ka sqaruar ai.