
Unikkatil mban koncert në Zvicër, takohet me futbollistin e kombëtares së Kosovës
Showbiz
December 01, 2019 - 18:33
detaje
Unikkatil gjatë sezonit veror kishte ardhur në Kosovë ku mbajti një varg koncertesh në qytete të ndryshme, ai tani ka vazhduar me performancë edhe në Zvicër.
Reperi shqiptar ishte i ftuar në një nga klubet e natës, ku kishte performuar disa orë dhe atmosfera e krijuar do mbetet në kujtesën e publikut për një kohë të gjatë.
Unikkatil gjatë qëndrimit të tij në shtetin zviceran është takuar edhe me futbollistin Kosovar Benjamin Kolollin me të cilin ndau një imazh në profilin e ‘TBA’ në Instagram.
