Adrola Dushi: Jemi 10 milionë shqiptarë, bashkë mund të bëjmë mrekullira
Adrola Dushi po ashtu ka dhënë kontributin e saj për Shqipërinë.
Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, këto ditë ka qenë aktive në rrjete sociale, kështu duke dhënë kontributin e saj për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri, shkruan lajmi.net.
“Ju lutemi të ndihmojmë Shqipërinë në këtë krize shkatërruese. Tre donacionet më të larta do të kenë mundësinë të takohen me familjët në nevojë dhe të jenë pjesë e procesit e vendimarrjes së bashku me Xhesika Berberin dhe Adrola Dushin. Ndihma juaj do të jetë inkurajuese për të gjithë! Ne nuk mund të presim për t’i ofruar atyre në nevojë komfortin që ju nevojitet. Kjo fatkeqësi Nuk mund të anashkalohet”, ka bërë thirrje nëpërmjet një postimi e më pas në një tjetër ka thënë se jemi 10 milionë shqiptarë, bashkë mund të bëjmë mrekullira.