
Këngëtari italian me koncert për Shqipërinë
Showbiz
November 27, 2019 - 21:11
Lajmet e fundit nga showbizi
Një koncert për të ndihmuar Shqipërinë e goditur nga tërmeti.
Enzo Ghinazzi, i njohur me emrin e artit Pupo, është ndër të parët nga këngëtarët italianë që përcjell mesazh në Instagram e Twitter për popullin shqiptar.
‘Kam punuar në Shqipëri dhe kam njohur forcën, besnikërinë, bujarinë e popullit shqiptar. T’i bëjmë ta ndjejnë gjithë miqësinë e afërsinë tonë në këtë moment të tmerrshëm’, shkruan këngëtari. I pyetur më pas nga Corriere di Arezzo, Pupo thotë se është i gatshëm ‘për çdo iniciativë serioze profesionale në mbështetje të Shqipërisë. Si personale, ashtu edhe me kolegët e tjerë’.
‘Jam gati të jap një koncert dhe të gjitha të ardhurat të shkojnë për atë popull me të cilin jetova gjashtë muaj’./Lapsi/