Shfrytëzim prostitucioni, shoqërohet në polici ‘Zogu i Tiranës’
Showbiz
November 24, 2019 - 12:42
Detajet
Shoqërohet në polici Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”.
Mësohet se Nikaj është shoqëruar mbi akuzën e “Shfrytëzimit të prostitucionit”.
Së bashku me moderatorin, në polici janë shoqëruar edhe dy persona, një vajzë dhe një djalë, të cilët kanë qenë me Nikajn në një hotel.
Moderatori ishte vënë nën hetime prej disa kohësh, pasi policia kishte dyshime se siguronte vajza për prostitucion kundrejt shumave 100 deri në 500 euro, kryesisht në qendrat estetike.
“Zogu i Tiranës” është një person jo pak i njohur, pasi është bërë person publik për daljet në media.