Adelina Ismaili sërish ka për të thënë diçka për Rina Balajn

Adelina Ismaili sërish ka për të thënë diçka për Rina Balajn

Showbiz November 21, 2019 - 17:25
Detajet

Gjatë ditës së sotme, Rina Balaj është rikthyer në Instagram pas më shumë se një muaji mungesë.

Profili me mijëra ndjekës dikur i reperes, tani menaxhohet nga ish-kompania e saj On Records.

Por, artistja u rikthye dhe tani në këtë rrjet social mund ta gjeni me emrin Isyourgirlrina.

Llogaria ka arritur mbi 10 mijë ndjekës për pak orë dhe shumë pëlqime në foton e parë të Rinës.

Pas këtij rikthimi, ka qenë Adelina Ismaili e cila i ka dalë sërish në përkrahje asaj duke njoftuar të gjithë se ky profil është origjinali nga tani e tuje.

“Të dua shumë”, ka shkruar Ismaili teksa ka dhënë lajmin në instastory.

Kujtojmë se Adelina dhe Rina sollën duetin “Qikat” që sot ka miliona klikime në YouTube./Prive.al