Flori dhe Arilena Ara sjellin një tjetër duet?

Flori dhe Arilena Ara sjellin një tjetër duet?

Showbiz November 15, 2019 - 10:49
Lajmet e fundit nga showbizi

Dy vite pas hitit ‘Nallane’ duket se dyshja po përgatisin diçka të re.

Flori Mumajesi dhe Arilena Ara dy vite më parë kishin bashkëpunuar për një këngë e cila ishte pëlqyer jashtëzakonisht shumë dhe vazhdon të dëgjohet edhe sot, shkruan lajmi.net.

Si duket dyshja janë duke punuar në një tjetër bashkëpunim, të paktën ashtu na shtyjnë të mendojmë me postimet e fundit të bëra në profilet e tyre në Instagram.

Edhe Flori, edhe Arilena kanë pozuar të dy bardh e zi në studion e fotografit Ergys Zhabjaku, duke lënë të kuptohet se po realizojnë foton ‘cover’ për këngën e tyre të re. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on