E pasionuar vrapon pas meshkujve të famshëm

E pasionuar vrapon pas meshkujve të famshëm

Showbiz November 14, 2019 - 09:02
Detajet

Kjo bukuroshe njihet si vajzë skandalesh, ndërsa kur bëhet fjalë për dashurinë ajo ka një rregull të pathyer: argëtohet vetëm me meshkujt të famshëm, sepse statusi i meshkujve është shumë i rëndësishëm për ta, transmeton "Zëri.info".

Chantel Jeffries ishte mbrëmë në premierën e filmit “Charlies Angels” dhe për çudi këtë herë ishte vetëm. Aktorja, modelja dhe DJ-ja e njohur dukej mrekullueshëm me një fustan me ngjyrë metalike dhe për çudi këtë herë ishte e mbuluar, ndryshe nga paraqitjet e mëhershme. Zeshkania atraktive, të cilën e krahasojnë me Kim Kardashian, të cilën edhe e imiton, shpesh në qilimin e kuq paraqitet gati e zhveshur.

Kjo bukuroshe njihet si vajzë skandalesh, ndërsa kur bëhet fjalë për dashurinë ajo ka një rregull të pathyer: argëtohet vetëm me meshkujt të famshëm, sepse statusi i meshkujve është shumë i rëndësishëm për ta.

E tillë ishte lidhja me Justin Bieberin, i cili tani është i martuar me Hailey Baldwinin. Kjo romancë ishte tepër e bujshme, e kurorëzuar me arrestim. Këngëtari ishte arrestuar në vitin 2014 për vozitje në gjendje të dehur në Los Anxhelos, ndërsa pranë tij në Lamborhinin e verdhë ishte Chantell. Derisa policia po e merrte Justinin ajo vetëm qeshte.

Ky reagim i kishte tronditur të gjithë. Në listën e dashnorëve të saj ishte edhe një Justin tjetër, djali i reperit Sean Combs, me të cilin ishte në lidhje mes vitit 2011 dhe 2012. Më pas ishte në lidhje me reperin Lil Twist, pastaj me këngëtarin Desin Jackson e gjithashtu ishte në lidhje dashurie edhe me ish të dashurin e Kylie Jennerit, Travis Scott. Në listën e gjatë të dashnorëve të saj të famshëm janë edhe: Jordan Clarkson, Kyle Irwing, Vilmer Walderama, Loghan Paul dhe reperi Machine Gun Kelly/ZËRI

Image

Image

Image

Image