Angela Martini tregon arsyen “bizare” pse u martua në fustan të zi

Angela Martini tregon arsyen “bizare” pse u martua në fustan të zi

Showbiz nëntor 14, 2019 - 08:58
Lajmet e fundit nga showbizi

Modelja e njohur Angela Martini prej dy vitesh është martuar me miliarderin rumun Dragos Savulescu. Pas një lidhjeje disa vjeçare, çifti vendosi ta kurorëzonte dashurinë e tyre me një ceremoni në Las Vegas.

Bukuroshja shqiptare, e cila prej vitesh jeton në SHBA, ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Ajo u rikthye të rrëfente edhe njëherë për këtë moment të rëndësishëm të jetës, ku ndryshe nga nuset e tjera, vetë veshi një fustan të zi.

Angela Martini tregoi se çifti nuk kishte diskutuar asnjëherë më parë për martesë, por thjesht u zgjuan dhe vendosën të bëjnë diçka jo tradicionale.

“Kjo zgjedhje ishte sepse ne kemi vendos në të njëjtën ditë me u martuar. S’kemi qenë të përgatitur, s’kemi qenë të fejuar, apo të kemi folur më parë për martesën. Jemi çuar prej gjumit, kemi thënë “Çfarë bëjmë sot? A martohemi”? Ishim duke shkuar në Las Vegas. Është bërë tamam procedurë, por në Las Vegas ka më shumë shpejtësi”.

“Burri im dhe unë nuk jemi shumë tradicionalë. Ne mendojmë se njerëzit bëjnë martesa të mëdha, por kjo nuk do të thotë dashuri e fortë. Ne kemi dashur të bëjmë diçka speciale dhe burri im ka thënë “kur shoh nuse nuk më pëlqen asnjë”. Thashë me vete, ça jam duke bërë duke u martuar me këtë. Tha: Unë e dua nusen që të jetë seksi edhe kur të vijnë tek unë t’i them ok që jam gati për këtë martesë”, tha Angela Martini, e cila së fundmi ka ardhur me një libër të ri të quajtur “Dashuri, shpresë, dritë”.