Me mëngjes, Tayna provokon keq: Në video-selfien e publikuar ekspozon gjoksin

Me mëngjes, Tayna provokon keq: Në video-selfien e publikuar ekspozon gjoksin

Showbiz November 13, 2019 - 11:55
Lajmet e fundit nga showbizi

Rep artistja, Tayna, është në vizitë disa ditore në shtetin turk, ku edhe duket që po shijon mjaft shumë këtë vizitë, shkruan Gazeta Metro.

Pas sukseseve që po arrin me këngët e saj Tayna ka shpërblyer veten me disa ditë pushimi në shtetin turk, prej nga po publikon edhe fotografi e video të ndryshme.

Së fundi ajo ka postuar video-selfie në InstaStory, ku në pah vë gjoksin e saj shpërthyes.

Nuk është kjo hera e parë që Tayna provokon imagjinatën e fansave pasi njihet për provokime të tilla.

Projekti i fundit i Taynas ishte ‘Sicko’, ku arriti të mbledh shumë klikime dhe u pëlqye mjaft shumë nga fansat.