Butrint Imeri “ndërron” emrin, paralajmëron diçka të re
Ai është i njohur me hitet e tij sidomos dy vitet e fundit, hite të cilat klikohen me miliona herë në kanale të ndryshme zyrtare të tij në internet.
Është ky Butrint Imeri i cili këtë vit nuk ka qenë shumë i angazhuar me këngë të reja, por ka vazhduar të jetë njëri prej këngëtarëve më të kërkuar për mbrëmje të ndryshme.
E derisa ai këtë vjeshtë po vazhdon të shijojë pushime dhe në Instastory thotë se vjeshta është një stinë e ftohtë për “këngë të nxehta”.
E pas kësaj ai ka postuar edhe disa fotografi, po në InstaStory, ku ka një mbishkrim në gjermanisht “Liebe” (dashuri) e që mund të jetë titulli i saj i këngës së re.
Kjo do të thotë se Butrinti duket se është i interesuar për të sjell një baladë këtë fundvit, e që sigurisht pritet të dal së shpejti.
Megjithatë, postimi i tij kishte të bënte edhe me një emër tjetër që Butrinti duket se ka dëshirë ta thërrasin.