Rrëzohet nga shkëmbi, e thyen këmbën bukuroshja

Rrëzohet nga shkëmbi, e thyen këmbën bukuroshja

Showbiz October 23, 2019 - 12:25
Lajmet e fundit nga showbizi

Amanda Holden e ka thyer këmbën. Aktorja dhe modelja e njohur i është nënshtruar një operacioni emergjent, për të vendosur një pllakë metalike në kërcen e saj, pasi e kishte qarë ashtin në dy pjesë kur ishte rrëzuar gjatë pushimeve në Evropë, transmeton "Zëri.info".

“Kam përjetuar një rrëzim të keq derisa po ngjitesha në një shkëmb me familjen time. Derisa po ngjitesha në shkëmb me vajzën time kam rrëshqitur dhe kam rënë në det. Të premten kam bërë një operacion dhe më është vendosur një pllakë metalike”, ka rrëfyer ajo.

Edhe pavarësisht këtij lëndimi të rëndë, ajo ka deklaruar se do t’i kthehet punës javën e ardhshme. Ajo ka bërë shaka se shkaku i këtij lëndimi nuk do të jetë në gjendje të rrijë lakuriq në shtëpi, siç bën zakonisht./ZËRI

Image