A janë përsëri bashkë Bella Hadid dhe The Weeknd?

A janë përsëri bashkë Bella Hadid dhe The Weeknd?

Showbiz October 14, 2019 - 09:00
Lexoni detajet

Ditën e pardjeshme u raportua se modelja e njohur dhe këngëtari i “Starboy”-it e kishin nisur sërish lidhjen e tyre, pas 2 muajsh “pushim”, përcjell "Zëri.info".

Abel ishte i pranishëm në festën e ditëlindjes së Bellës të enjten që shkoi, tha një burim për “E!”-në : “Ai ishte pranë saj gjatë gjithë mbrëmjes, madje ata u larguan bashkë pas festës në shtëpinë ku jetonin bashkë para disa muajsh. Të gjithë mund ta shihnin se ishin shumë të dashuruar dhe dukeshin shumë të lumtur në krah të njëri-tjetrit”.

Kaq u desh që absolutisht të gjithë të besonin se po, një prej çifteve tanë të preferuar ishte rikthyer. Gjithsesi, për të na prishur ëndrrat mendoi një përfaqësues i marrëdhënieve me publikun i Hadidit, i cili u shpreh se gabohemi nëse mendojmë se po ndodh diçka mes Bellës dhe artistit të njohur. Ai tha për “People” se The Weeknd ishte i pranishëm në festën e ditëlindjes së 23-vjeçares, por vetëm si shok dhe asgjë më shumë.

Ndërkohë vetë këngëtari në një postim në “Instagram” shkroi: “Imagjino të fiksohesh pas lidhjes së dikujt, për të cilën nuk di as gjënë më të vogël”. Epo edhe kjo na duhej që të na shkërmoqeshin ëndrrat përgjithmonë.

Gjithsesi dhe një fije shprese e kemi, sepse ende nuk mund ta themi me siguri që çifti nuk është kthyer. /Zëri