Dua Lipa tani i ka flokët balluke dhe duket fenomenale - (FOTO)
Showbiz
September 27, 2019 - 12:53
Dua Lipa nuk ka mundur t’i rezistojë stilit hit të flokëve dhe i ka prerë ato në balluke. Pamjen e re të freskët e ka treguar në javën e modës në Paris dhe kështu është përshëndetur nga stili i saj i preferuar i flokëve, ‘bob’ i rrafshët, transmeton Zeri.info.
Dhe padyshim se bukuroshes shqiptare secili stil i flokëve i ka hije, ndërsa me imazhin e saj të ri, ajo është mburrur në Instagram.
“Flokët e mia janë përplot sekrete”, ka shkruar ajo nën njërën prej fotove ku ajo pozon me një fustan të zi dhe në të cilin flokët e saj shihen të stilizuara në atë mënyrë sa duken si të lagura.
“Dukesh e mrekullueshme, përfundimisht të kanë hije”, ‘i adhuroj balluket tua’, ishin disa nga mesazhet e adhuruesve të saj./ZERI