Motra e Almeda Abazit martohet në Kosovë me basketbollistin turko-kosovar

Motra e Almeda Abazit martohet në Kosovë me basketbollistin turko-kosovar

Showbiz September 27, 2019 - 08:24
Detajet

Para dy vitesh Almeda Abazi u martua në Amerikë me aktorin turk Tolgahan Saysman. Tashmë është rradha e motrës së saj, Ildës të kurorëzohet në martesë.

Prej kohësh Ilda është në një lidhje me basketbollistin turko-kosovar Kenan Sipahi.

Çifti e ka ndarë mendjen të ndërmarrin së bashku hapin e madh të martesës në verën e vitit 2020 dhe dasmën do ta bëjnë në Kosovë ku do të kenë shumë të ftuar.

Kujtojmë që ditën e djeshme, Almeda dhe Tolgahan erdhën në Kosovë ku kanë biseduar me ministrin Kujtim Gashi për bashkëpunim midis Kosovës dhe Turqisë në fushën e kinematografisë.

Mesa duket Almedën, Tolgën, Ildën dhe Kenanin do t'i shohim më shpesh në Kosovë.Image