JLo vesh fustanin ikonik në sfilatën e ‘Versace’

JLo vesh fustanin ikonik në sfilatën e ‘Versace’

Showbiz shtator 20, 2019 - 23:15

Image JLo pas 19 vitesh ka veshur fustanin me të cilin kishte marrë gjithë vëmendjen në "Grammy". Jennifer Lopez në “Grammy Awards” në vitin 2000 ishte shfaqur me një fustan shumë provokues, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja pas gjithë këtyre viteve është shfaqur në sfilatën e “Versace” ku po prezantoheshin koleksionet e reja.

“Kështu sapo ndodhi…”, ka shkruar Jennifer në një video që e shkëputi nga sfilata që e bëri me këtë fustan.

Ani pse kanë kaluar gati 20 vite, këngëtarja edhe kësaj radhe bëri të gjithë t’i kthejnë sytë nga ajo.

Image