A po shkon drejt fejesës Dua Lipa?

A po shkon drejt fejesës Dua Lipa?

Showbiz September 16, 2019 - 09:59
detajet

Ka pak muaj që janë bashkë, por duket se lidhja e tyre po bëhet akoma më serioze. Historia e dashurisë se Dua Lipës dhe Anwar Hadidit ka vetëm pak muaj, megjithatë gjërat mes tyre po avancojnë shumë shpejt. Tashmë Dua është bërë pjesë e pandarë e familjes Hadid dhe kalon një pjesë të mirë të kohës me ta. Ditën e djeshme ajo ka qenë së bashku me motrat e Anwarit dhe nënën e tij në një shëtitje me kuaj, transmeton “lapsi”, përcjell "Zëri.info"

Image

Yolanda ka publikuar në “Instastory” një foto ku shfaqen të gjithë dhe në të shkruan: “Koha për familjen”. Kjo foto është ripostuar edhe nga Dua Lipa, e cila tashmë ndihet si pjesë e familjes së tyre. Kujtojmë se Anwari në fillim të muajit gusht vizitoi Kosovën dhe “dhëndrit” të ri i pëlqeu shumë ky vend. Me sa duket familjet e tyre kanë miratuar lidhjen dhe nuk do të habitemi aspak nëse dëgjojmë ndonjë lajm fejese./ZERI