U diskutua mungesa e tij - bëhet i 'gjallë' Flori Mumajesi

U diskutua mungesa e tij - bëhet i 'gjallë' Flori Mumajesi

Showbiz August 20, 2019 - 16:58
Lexoni detajet

Prej disa kohësh në media është diskutuar shumë mungesa e gjatë e Flori Mumajesit në skenë. Që prej fitores së festivalit ‘Kënga Magjike’, ai ‘u zhduk’ nga ekrani dhe nuk publikoi më këngë të reja. Kjo mungesë e Florit është ndjerë edhe tek fansat e tij, të cilët nuk lënë rast pa u interesuar për kantautorin.

Postimi i tij i fundit në Instagram është bërë më 8 prill dhe të gjithëve na kanë munguar projektet e tij muzikore.

Por nëse ju kishte munguar, ditën e sotme keni mundësinë ta shihni falë Klajdi Harunit.

Pas kaq muajsh, ai ka postuar një foto në grup ku shfaqet me Brunon, miken e tyre të ngushtë Elonën dhe mes tyre edhe Flori, i cili ka bërë foton. Ata nuk kanë zbuluar asgjë më tepër, por me siguri artistët janë duke kaluar disa ditë relaksi së bashku ndërkohë që si diçiturë ka përdorur “mëngjes vere”.

Image