Ja si e kujton vajzën e ndjerë Çun Lajçi

Ja si e kujton vajzën e ndjerë Çun Lajçi

Showbiz August 11, 2019 - 22:28
DETAJET

Në ditë feste gjithmonë kujtohen ata që s”janë më në mesin tonë.

Ka kohë që e bija e aktorit Çun Lajçi, Bubulina Lajçi është ndarë nga jeta.

Jo rrallë herë aktori kosovar, shkruan për mungesen e saj, dhe dhimbjen që ndien.

Sot, Lajçi me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka vizituar varrin e të ndjerës.

Shkrimi i tij i plotë:

Festë ndër gurë

Sot s’po ndahemi, po festojmë s’bashku
ne me shpirtna ju me hije
po i çojmë urimet andej, s’po presim t’na kthehen
ju jeni dembel, s’shkruani, e di
po vishemi bukur e herët po çohemi
kur t’thërret ezani po nisemi
faqët po i lajmë ndër gurra dita pa zbardhë
hala nata pa ikë po vimë të rrasat me emna e data
m’u ç’mall tue folë amël me juve që s’flisni
që festoni ndoshta tjera festa
me tjera data
Sot pak mish po e hamë për juve
edhe pak hallvë
e ngryk po merremi me gurë