Era Istrefi më 2020 nis turne debutues botëror
Showbiz
July 10, 2019 - 17:07
Lajmet nga showbizi
Artistja do të performojë në 20 qytete.
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Era Istrefi siç duket në vitin 2020 do të nisë një turne debutues botëror.
Të paktën kështu ka bërë të ditur faqja “World Tour 2020” , në rrjetin social, Instagram. “Strefie do të nis një turne botëror vitin e ardhshëm”, është mbishkrimi që kjo faqe ka vendosur mbi fotografinë e publikuar.
Në imazhin e publikuar janë bërë të ditura edhe datat dhe vendet ku Era Istrefi do të performojë. Artistja shqiptare në këtë turne muzikor do të vizitoj 20 qytete, në mesin e të cilave natyrisht që do të jenë edhe dy kryeqytetet shqiptare: Prishtina dhe Tirana.
